Qendra Sportive e Bayernit të Mynihut është ndër më modernet në botë, por ka një problem… ka shumë spiunë. Ose të paktën ka një spiun që është shumë aktiv.

U bënë vite që në Bavari diskutohet për këtë problem. Janë përballur me të trajnerë të mëdhenj si Guardiola e Ancelotti, apo më së fundmi edhe Kovac e Nagelssmann. Por asgjë s’ka ndryshuar.
Aq sa edhe Tuchel, që ka shkuar prej më pak se një muaji, përjetoi spiunimin e parë:
“Do të ishte më mirë nëse gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes të mbeteshin aty”, deklaroi tekniku duke iu referuar episodit të zënkës ku Mane goditi me grusht Sane.
Episodi është i rëndë, por ai ka ndodhur pas dyerve të mbyllura, larg syve të personave të jashtëm. Në këtë mënyrë, është e vështirë të shpjegosh përveçse me ekzistencën e një spiuni faktin që vetëm pak orë më pas incidenti ishte në faqet e para të gazetave

