Paulo Fonseka dhe stafi i tij lanë mesazhe motivuese brenda zhveshtores së Milanit në “San Siro” në derbin kundër Interit, duke shkruar fjalën ‘guxim’ në gjuhë të ndryshme.

“La Gazzetta dello Sport” ka parë një detaj brenda zhveshtores së “kuqezinjve” në “San Siro” që tregon se Fonseka dhe stafi i tij e motivuan skuadrën duke shkruar ‘guxim’ në gjuhë të ndryshme
Mesazhi u përkthye në gjuhën e secilit lojtar dhe u vendos mbi karriget apo ulëset e tyre në dhomën e zhveshjes. Qasja taktike bëri pjesën tjetër pasi Fonseks befasoi Interin me formacionin 4-2-4 me Alvaro Morata dhe Tamu Abraham në formacionin titullar.
“Kuqezinjtë” kanë tetë pikë në pesë ndeshje, tre më pak se Torino, lider i tabelës dhe do të presin Leçen në “San Siro” në ndeshjen e radhës në Serie A, këtë të premte.

