Një pjesë e tifozëve të Barcelonës kanë bojkotuar sonte ndeshjen me Cadizin, të cilën skuadra e tyre e humbi minimalisht 0:1.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Camp Nou”, mirëpo një pjesë e stadiumit ishte e zbrazur.
Sipas “ESPN”, mos prania e një grupi të tifozëve është si shenjë proteste për atë që ndodhi javën e kaluar në ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit në Ligën e Evropës.
Në atë ndeshje ishin të pranishëm më shumë se 30 mijë tifozë të skuadrës gjermane.
Pas ndeshjes me Eintracht Frankfurtin, presidenti i Barcelonës Joan Laporta, trajneri Xavi, si dhe futbollistët kishin reaguar fuqishëm.
Mes tjerash, katalunasit kërkuan të fillojnë hetimet rreth këtij rasti, pasi dyshohet se gjermanët u pajisen me bileta në tregun e zi.

