Futbollisti anglez, Germain Penant, që ka luajtur për Arsenalin dhe Liverpoolin, është nën hetim nga policia pasi u zbulua lëndë narkotike në një rezidencë në pronësi të tij.

Plantacioni i marijuanës në shtëpinë e Penant në zonën ekskluzive të “Hale Road” u zbulua rastësisht nga YouTuber-i Luka Ventures.
Ai hyri fshehurazi në rezidencë për të filmuar dhe ndau videon e tij në YouTube.
“Marijuana po rritet në shtëpinë e ish-futbollistit Germain Penant. Kudo ka barëra të këqija”, shprehet autori i videos.
Në pamjet mund të shihni instalime elektrike, dhjetëra tenxhere, tuba, dritare të mbuluara, çanta të zeza plot me marijuanë dhe materiale për rritjen dhe ruajtjen e drogës.

Gazeta “The Sun” tha se Penant, i cili bleu shtëpinë me vlerë më shumë se tre milionë euro në vitin 2006 kur luante për Liverpoolin është befasuar nga zbulimi.

Rezidenca e cila u ndërtua në vitin 1930 dhe përmbante një fushë tenisi, xhakuzi dhe pishinë të brendshme, ishte e pabanuar që kur Penant u nda nga partnerja Alis Guduin në 2020.

