Zahov: Me Qatip Osmanin kemi gjetur ritmin, ndaj Bregallnicës besojmë në fitoren e radhës

Skuadra e Bregallnicës është pengesa e rradhës për Shkëndijën që pretendojnë fitore për ngushtim të diferencës me kreun e renditjes, duke ditur se lideri Struga këtë xhiro është i lirë. Portieri Kostadin Zahov beson se rezultati nuk do të mungojë, nëse ekipi performon në lartësinë e tre ndeshjeve të fundit.

Zahov: “Me ardhjen e trajnerit Qatip Osmani sikur kemi gjetur ritmin e duhur dhe kjo shihet në performansat tona përballë Shkupit, Pobedës dhe Skopjes. Tani duam të vazhdojmë me këtë avaz për të treguar konsistencë në paraqitje e rezultate“

Zahov: “Çdo rival meriton respekt, pavarësisht pozitës në renditje. Bregallnica në të kaluarën ka ditur të jetë ‘mace e zezë’ për Shkëndijën dhe për këtë arsye ne shikojmë me kujdes këtë ndeshje. Do futemi sikur luajmë një finale dhe me qasje maksimalisht serioze besoj të marrim fitoren e rradhës“.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close