Sportmania vazhdon të sjell lajmet ekskluzive dhe më të rejat reth futbollit vendor, ku përderisa dje paralajmëruam se Srgjan Zaharievski do të jetë trajneri i ri i Voska Sportit, sot të njejtit lajm i shtojmë edhe një konfirmim tjetër.

Portali jonë ka arritur të sigurojë një foto ekskluzive nga Ohri, me Zaharievskin që shihet me ndihmësin e tij që do ta ketë te Voska. Bëhet fjalë për Seit Krekën. Ky i fundit është i njohur me shkollën e futbollit me moshat e reja. Ai deri tani ka punuar me grupmoshat e reja, teksa nga tani do të jetë në stafin e ekipit të parë si ndihmës i trajnerit të ri, Zaharievski, i cili te Voska do të zëvendësoj Milan Radoviç.

