Ylli i NBA rrah personin që i theu dritaren e veturës

Situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shumë e tensionuar pas vrasjes së George Floyd nga policia amerikane, transmeton Insporti.I gjithë territori i SHBA-ve është përfshirë nga demostratat e dhunshme ku kërkohet barazi racore. Në një video të siguruar nga TMZ, shihet ylli i NBA, JR Smith duke goditur dhe shqelmuar një njeri i cili pretendohet se ka dëmtuar makinën e ish basketbollistit të Cleveland Cavaliers , transmeton Insporti.34 vjeçari është adresuar për publikun duke thënë se sulmi nuk kishte motive të urrejtjes por thjesht ishte një rrahje për shkak se personi në fjalë i kishte thyer dritaret e veturës.“Dua të sqaroj situatën përpara se të dëgjoni nga burimet tjera. Një djalosh i bardhë nuk e dinte se ku ishte dhe dëmtoi dritaret e makinës sime” – u shpreh JR Smith në rrjete sociale.“Unë e ndoqa dhe e rraha mirë. Ai më theu dritaret. Ky nuk është sulm i urrejtjes” – përfundoi ai. /Insporti.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close