Ylli i City-t është arrestuar në Madrid për një rast të çuditshëm vjedhjeje

Mesfushori i Man City, Matheus Nunes, u arrestua në një klub nate në Madrid më 8 shtator për një incident të shkaktuar nga ana e tij, sipas El Mundo.

Mesfushori portugez u mbajt në disko La Riviera në Madrid në orët e para të asaj dite, rreth orës 05:30.

Nunes dyshohet se i rrëmbeu celularin një 58-vjeçari, i cili u përpoq ta fotografonte në tualet.

Ai e ka mbajtur telefonin në posedim dhe ka refuzuar t’ia kthejë personit, ndërsa policia ia ka gjetur atë kur kanë mbërritur.

Nunes u prangos nga policia dhe u dërgua në një Komisariat Kombëtar të Policisë në Madrid.

Më pas ai u lirua disa orë më vonë pas ndërhyrjes së një avokati, derisa akuza mbi të rëndon për vjedhje.

Ai pritet të përballet me akuza dhe potencialisht t’i nënshtrohet një gjyqi për këtë incident.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close