Xhaka: Bajerni i fortë, por sulmi ynë do të shënojë 2-3 gola

Mesfushori i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka folur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Bajern Munihut gjatë fundjavës. Xhaka tregoi se skuadra e tij Bajer Leverkuzen është gati për takimin derbi në Bundeslig.

Sigurisht që ne e dimë se sa ka potencial Bajern Munihu. Sigurisht që i kemi analizuar lojtarët e tyre dhe e shihni që gjithçka po shkon mirë. Pothuajse çdo goditje e tyre është një gol. Sulmi është shumë i fortë dhe ata po pësojnë më pak gola”, u shpreh Granit Xhaka.

Kapiteni i “helvetikëve” thotë se vetëm Çabi Alonso mund të bëjë mirë në këtë ndeshje.

Çabi Alonso është ai që mund të shohë se çfarë bëjmë mirë ne dhe çfarë keq. Ai analizoi seancat stërvitore dhe lojtarët. Nëse dikush di se çfarë duhet përmirësuar, ai është trajneri”, vazhdoi Xhaka.

Mesfushori shqiptarë, gjithashtu tha se skuadra e tij në derbi pritet t’i shënojë dy apo tre gola.

Jam i bindur se do të vazhdojmë me fitore, sidomos nëse jemi të mirë në mbrojtje. Të gjithë e dinë që sulmi ynë mund të shënojë dy apo tre gola për lojë”, tha mesfushori shqiptar.

Kujtojmë se ndeshja mes Bajern Munihut dhe Bajer Leverkuzenit zhvillohet të shtunën në orën 18:30 në “Allianz Arena”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close