Xavi jep lajmin e gëzueshëm për francezin: “Dembélé u bë baba mbrëmë”

Xavi, trajneri i FC Barcelona,  pas fitores ndaj Elche (3-0), teksa ka folur për Ousmane Dembélé, ka dhënë njëherësh edhe lajmin e gëzueshëm për sulmuesin francez, i cili është bërë për herë të parë baba me një vajzë: 

“Ai luan në një nivel shumë të lartë. Ousmane ka treguar shumë përkushtim sot (e shtunë) sepse mbrëmë është bërë baba dhe ka fjetur shumë pak në spital. E pyeta se si ishte dhe ai më tha: “Dua të luaj”. “Kur ai e merr topin në anën e tij, ne e dimë se mund të ndodhin shumë gjëra të mira. Ai e meriton përzgjedhjen e tij në skuadrën e Francës”.

-640-0-1663481747xfc3qdxfxgairfjf-891.jpg

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close