Everton dhe West Ham United janë dy skuadrat e Premierligës që janë vënë pas sulmuesit të Barcelonës, Martin Braithwaite.

Braithwaite kaloi te Barcelona në një ‘transfer befases’, gjatë muajit shkurt të këtij viti.
Sipas raportimeve të ‘The Sun’, lojtari tashmë është në listën e dëshirave të Everton e West Ham, transmeton lajmi.net.
Danezi nuk ka arritur të bëjë mrekullinë për të fituar një pozitë startuese te katalanët, kështu që mund të jetë i hapur për transferim.
Nuk dihet akoma se sa do të kërkojë Barcelona për kartonin e lojtarit dhe sa skuadrat angleze do të ofrojnë për të. /Lajmi.net/

