Chris Smalling është dëshira e madhe e Romës për mbrojtjen, por punët nuk po ecin si më së miri.

Raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se Roma ka dështuar në negociatat me Manchester United për të vazhduar huazimin e Smalling, transmeton lajmi.net.
Anglezi luajti si i huazuar te ‘Giallorossi’ gjatë këtij sezoni, por romakët nuk kanë financat e mjaftueshme për transferimin permanent.
United kërkon një shumë që afrohet me 20 milionë euro. Mbetet të shihet nëse Roma do të gjej opsion për ta transferuar Smalling. /Lajmi.net/

