Struga Trim Lum do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, pasi sot eliminoi nga kjo garë Bregallnicën e Shtipit, duke e mundur me rezultat 2:0. Goli i parë u shënua nga mbrojtësi i djathtë, Edis Maliki, përderisa vendimtar për këtë triumf dhe kualifikim ishte sërish kapiteni, Bunjamin Shabani që realizoi një supergol, duke fiksuar shifrat 2:0.

“I lumtur për golin, por më shumë për fitoren dhe kualifikimin e skuadrës në gjysmëfinale të Kupës. Mendoj na u desht kjo fitore, pas asaj serie jo edhe aq të mirë që kishim në ndeshjen e fundit. Gjysmëfinalet janë në program vitin e ardhshëm, ndërsa neve na mbetet që të fokusohemi në ndeshjet e kampionatit dhe të bëjmë më të mirën që mundemi, të marrim sa më shumë pikë dhe të vazhdojmë fuqishëm të mbetemi sa më lartë në renditjen tabelare”, tha Bunjamin Shabani.

