Pas hapjes së Kupës së Botës në Katar me ndeshjen ndaj Marokut, Kroacia do ta mbyllë atë ndaj të njëjtit kundërshtar.

Të shtunën, më 17 dhjetor, dy përfaqësueset do të përballen në një përballje për vendin e tretë, ku Kroacia do të ndjekë të tretën dhe Maroku medaljen e parë në historinë e kampionateve botërore.
I ftuar në një program të Serbisë ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili pyetjes se kë do të mbështeste, iu përgjigj:
“Nuk e di se kë do të mbështes në finale, e di kë do të mbështes në ndeshjen për vendin e tretë – për Marokun, ata janë vëllezërit tanë të vërtetë, të cilët kurrë nuk do ta njohin Kosovën e pavarur. Ata kanë një problem me Saharën Perëndimore. Tani do të më thuash që i gjithë Novi Pazari e mbështet Marokun, dhe unë them që nuk do t’i mbështes se janë myslimanë? Epo ata janë vëllezërit tanë, miqtë”, tha presidenti i Serbisë.
Ai ka treguar se nuk e ka përkrahur Kroacinë as në gjysmëfinale.

