Voska Sport vazhdon me përforcime, merr një portier dhe një futbollist kroat 

Voska Sport e ka seriozisht dhe drejtuesit e klubit nga Ohri janë duke punuar intensivisht në merkaton e dimrit, për të përforcuar skuadrën me emra të rinj. 

Voska ka nisur përgatitjet dimërore nën drejtimin e trajnerin turk, Safet Isler, teksa “Sportmania” mëson se ekipi shqiptar ka arritur marrëveshje edhe me dy emra të rinj. 

Bëhet fjalë për portierin me pasaportë gjermane, Gaye Baboucarr, me 26 vjeçarin që te Voska vjen nga skuadra e Loko Sofia, teksa më herët ka luajtur për ekipe të ndryshme të Gjermanisë. 

Ndërkohë emri tjetër është Matko Zirdum, i cili vjen nga radhët e Zrinski Osjecko i Kroacisë. 26 vjeçari gjatë karrierës së tij ka laujtur për skuadra kroate si Slaven Belupo e Gorica. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close