Voska Sport dhe Kozhufi sot janë ndarë me barazim 2:2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron 11-të në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut. Sipas drejtuesve të Voskas epilogun final të këtij takimi e ka vendosur jo loja në fushën e futbollit, por arbitri kryesor, Dejan Mlladenovski. Nga skuadra e Voskas kanë dalur me një reagim pas ndeshjes dhe sipas tyre ka patur penallti të dyshimtë të dhënë për Kozhufin, ndërsa pastaj edhe një lojë me dorë brenda zonës së Kozhufit që nuk është sanksionuar nga ana e arbitrave. Dy gabime që sipas taborit të skuadrës shqiptare kanë ndikuar direkt në rezultat. Nga Voska kërkojnë që të ndërmeren masa dhe mos të përsëriten këto gabime, pasi dënimet eventuale për arbitrat, nuk është se do ti kthejnë pikët e humbura nga ndeshja në kushte kur ekipi i Voskas po lufton për vendin e parë dhe për ngjitjen në kategorinë më të lartë të futbollit vendor.


