Miljan Radoviç do ta drejtoj skuadrën debutuese në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Voska Sport. Ekipi nga Ohri ka prezantuar trajnerin e ri permes rrjeteve sociale, ku ka pozuar me fanellën e Voska Sport së bashku me presidentin e klubit, Nefi Useini.

Voska Sport dhe Radoviç kanë firmosur kontratë për 1 vit. Radoviç vjen te skuadra nga Ohri për të zëvendësuar Berat Imerin që u largua pas inkuadrimit në elitë.
Trajneri Miljan Radoviç te Voska Sport vjen me një bagazh të madh si trajner. Strategu 46-vjeçar së fundmi kishte drejtuar skuadrën shqiptare të Deçiçit në Mal të Zi, aty ku gjithashtu kishte udhëhequr edhe ekipin e OFK Grbalj dhe FK Sutjeska, ndërsa gjatë viteve 2018 dhe 2019 kishte drejtuar skuadrat nga Indonesia, DSK Shivajians, Pune dhe Persib Bandung. Ai në vitin 2017 me ekipin e Grbalj kishte shkruar historinë, duke luajtur për herë të parë në historinë e këtij klubi në finalen e Kupës së Malit të Zi, ndërsa dy sezone rradhazi me Sutjeskën 2020/21 dhe me ekipin e Deçiç 2021/22 kishte arritur të luaj në ndeshjet europiane të Ligës së Konferencës.

