Vjen momenti, Broja rikthehet në terren për Evertonin

Vjen momenti i Armando Brojës për të zbritur në fushë, madje në rolin e titullarit, por jo në ekipin e parë të Evertonit. Sulmuesi shqiptar është përfshirë në 11-shen startuese të skuadrës U-21 të Evertonit në ndeshjen përballë Uatfordit, që nis në orën 20:00.

Që kur u transferua në verë tek Evertoni, në formë huazimi te Çellsi, Broja nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare për arsye fizike.

Për të njëjtat arsye nuk është grumbulluar nga Silvinjo për ndeshjet e Ligës së Kombeve të luajtura në muajt shtator, tetor dhe nëntor.

Trajneri i Evertonit, Shon Dajc, u shpreh pak ditë më parë që po afron momenti i Brojës, por aktivizimi i tij do të jetë gradual, fillimisht tek ekipi U-21.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close