Kjogo Furukashi do të futet në historinë e Ligës së Kampionëve, pasi që një gjë e tillë nuk ka ndodhur më parë në garën elitare. Në sfidën kundër Jang Bojsit, sulmuesit japonez iu anuluan 3 gola të shënuara brenda 45 minutave të parë!

Fillimisht ishte në minutën e 7-të, pastaj të 32-të dhe goli i tretë i anuluar ishte në minutën e 34-të. Që të jetë edhe më frustruese për Selltikun dhe tifozët e tij, në minutën e 41-të, vendasit humbin penallti, pasi që Engells nuk ishte preciz nga 11 metra.
https://hofoo22.fooroomtyv.com/embed/Ue4d66X5CIoWI
Në pjesën e dytë, Selltiku arriti deri te fitorja falë autogolit të Benitos, ndërsa ndeshjen e mbylli me një futbollist më pak në terren, pas përjashtimit me karton të kuq të Maeda-s në minutëne 89-të.

