VIDEO/ Mbappé ‘trondit’ Italinë: “Nëse do të vija në Serie A, do të shkoja te Milani”

Kylian Mbappé i bën tifozët e Milanit të ëndërrojnë në rrjetet sociale. Po bën xhiron e internetit video e regjistruar gjatë mbrëmjes së mbrëmshme të Fifa The Best Award, në të cilën lojtari francez i Paris Saint-Germain iu përgjigj një tifozi, që e kishte pyetur për një transferim të mundshëm në Itali: “Nëse do të vija në Itali, do të shkoja te Milani”. 

VIDEO

Deklaratë e bërë me buzëqeshje, por që padyshim ndez ëndrrat e tifozëve kuqezi, edhe nëse një transferim në Serinë A i yllit francez do të kishte kosto të pabesueshme për çdo skuadër, duke pasur parasysh pagën bruto prej 72 milionë eurosh në vit, përveç vlerësimit të PSG-së jo më pak se 200 milionë. Gjithsesi, duhet thenë, se në fëmijërinë e tij, Kylian Mbappe përherë luante duke mbajtur veshur fanelën e Milanit me merin e brazilianit Robinho në shpinë.

VIDEO/ Mbappé 'trondit' Italinë: “Nëse do

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close