Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut sonte u mposht nga Gjeorgjia me rezultatin 2:0, në kuadër të raundit të parafundit të Ligës së Kombeve. Ndonëse përfaqësuesja e vendit tregoi lojë cilësore dhe atraktive, megjithatë nuk arriti që t’i konkretizojë këto raste.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 34-të kur Kvaratkshvelia gjuan fortë në zonë, ndërsa Miovski shënon në rrjetë të gabuar për epërsi 1:0 të vendasve.
Goli i dytë për vendasit erdhi në minutën e 64-të kur Vellkovski gabon, ndërsa Kvaratskhelia shënon për 2:0. Deri në fund vendasit administruan mirë rezultatin dhe në këtë mënyrë forcojë vendin e parë në grup.
Ndeshjen e radhës Maqedonia e Veriut e luan të martën kundër Bullgarisë në Shkup me fillim nga ora 20:45.

