Vedat Muriqi dhe Visar Bekaj, në ekipin e javës në Spanjë dhe Turqi

Dy yjet e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi dhe Visar Bekaj kanë përfunduar si pjesë e formacioneve më të mira të javës në kampionatet ku luajnë me skuadrat e tyre, Majorka dhe Hatayspor.  Yjet e “Dardanëve” po vazhdojnë me formën e mirë këtë sezon me ekipet e tyre evropiane, duke lënë gjurmë me paraqitje të mira.

Të tillë janë edhe sulmuesi Vedat Muriqi dhe portieri Visar Bekaj, të cilët kanë qenë vendimtar me ekipet e tyre Majorka dhe Hatajspor. Muriqi ishte lojtari kryesor i Majorkas në fitoren 3-1 ndaj Las Palmas në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në La Liga, duke shënuar dy gola.

Po aq vendimtar në fitoren e Hatajspor 1-0 ndaj Alaniasporit ishte edhe portieri Bekaj, i cili pati katër pritje në këtë ndeshje duke mbajtur portën e paprekur. Paraqitjet e tij të mira u vlerësuan lartë edhe nga faqja e specializuar e statistikave “Sofascore”, e cila i vendosi të dy në formacionin e javës në kampionatet e tyre.

Muriqi pati notë 8.2, duke qenë pjesë e formacionit me emra si Isko, Marc Roka dhe Hoze Himenez, teksa Bekaj u notua me 7.6 dhe ishte pjesë e formacionit me emra si Viktor Osimhen dhe Jusef En-Nesyri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close