Vdes në moshën 25-vjeçare pasi pret penalltinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin belg. Arne Espil ishte 25 vjeç dhe aktivizohej si portier me skuadrën e Winkel Sport. Gjatë ndeshjes mes klubeve amatore Winkel Sport dhe Westrosebeck, Espil priti një penallti, por menjëherë më pas u rrëzua në tokë.

Ndeshja u ndërpre menjëherë. Lojtarit iu dha ndihma e shpejtë, madje u përdor edhe defibrilatori. Espil u nis menjëherë për spital dhe gjatë rrugës ndërroi jetë sipas raportimeve të Het Nieuwsblad.

Është një tragjedi dhe një tronditje për ne. Arne ka qenë në këtë klub gjithë jetën e tij. Ai ishte një djalë i mrekullueshëm, gjithmonë miqësor dhe i gatshëm për të ndihmuar. Është një goditje e madhe, së pari për familjen e tij, si dhe për të gjithë ne“, u shpreh Patrick Rothsart, drejtori sportiv i klubit.

Ishte një skenë e tmerrshme”, deklaroi ndihmës trajneri Dewerchin. “Lojtarët bënë dush të gjithë së bashku pas incidentit dhe më pas u ulëm për të ngrënë. Më pas erdhi mesazhi se portieri ynë kishte vdekur. Ishte goditje jashtëzakonisht e rëndë.

Unë mendoj se disa lojtarë ende nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Arne ishte një djali i mirë dhe plot humor”Ne jemi një grup miqsh, kjo e bën tepër të vështirë këtë vdekje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close