Vardari si ‘qese boksi’ për Besart Ibraimin

‘Bomberi’ kërçovarë i Shkëndijës së Tetovës si duket ka Vardarin e Shkupit klub të preferuar për t’i shënuar gola. ‘Kuqezinjtë’ të shtunën deklasuan Vardarin 1:5, ndërsa Besar Ibraimi ishte në element me një gol të shënuar dhe dy asiste të konvertuara në gola nga Ahmedi për 1:2 dhe Totre për 1:4. Me realizimin e të shtunës, Besart Ibraimi çon në 16-të numrin e golave të shënuar si lojtar i Shkëndijës në përballjet kundër Vardarit.  

“Më e rëndësishme është fitorja dhe ecuria e Shkëndijës. Normal jam i lumtur kur me gol kontribuoj edhe unë në fitoret. Unë futem në lojë për të shënuar në çdo ndeshje, por duket ditur mënyrën si tifozët tanë përjetojnë duelet me Vardarin, më lumturon fakti që golat që shënoj gëzojnë aq mbështetës të Shkëndijës”, shprehet Besart Ibraimi.

Golashënuesi më i mirë në historinë e elitës së futbollit vendor të shtunën realizoi golin e 8-të në sezonin aktual, ndërsa tashmë numëron 16-të realizime kundër Vardarit, prej të cilave 10-të gola janë kampional dhe 6-të në kuadër të Kupës. Bindshëm futbollisti me më shumë realizime në derbit e mëdhenj të vendit.  

“Më gëzon ky fakt sepse dihet vlera e këtyre ndeshjeve,  posaçërisht viteve të fundit kur përballjet ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit vendosnin për titullin e kampionit dhe Kupën, ku ne fatmirësisht i kemi eliminuar rregullisht. 16-të realizime në derbi nuk duket shifër e keqe dhe e përsëris se çdo gol që gëzon tifozët tanë ‘Ballistët’ mua më bën të lumtur dhe më motivon të vazhdoj të punoj edhe më shumë për të sjellë gëzime dhe suksese të reja”, përfundoi Ibraimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close