Ndeshja e Ligës së Kampionëve që do të ndiqet nga 999 tifozë në stadium

Në disa stadiume, prania e tifozëve do të lejohet, ndërsa një pjesë e mirë e ndeshjeve do të luhen pa tifozë.

Ndeshjen mes Leipzig dhe Basaksehir do ta shikojnë saktësisht 999 tifozë. Vendimi u mor nga autoritetet lokale pas përkeqësimit të pandemisë së koronavirusit.

Ndeshjet në shtëpi të Leipzig në Bundesliga u shikuan nga 8,500 spektatorë, por situata me virusin është përkeqësuar ditët e fundit dhe gjërat kanë ndryshuar.

Numri i të infektuarve po rritet gjithashtu në Mynih. Janë 87 raste për 100,000 banorë, kështu që organizatorët e kësaj ndeshje vendosën që Bayern dhe Atletico të luajnë pa tifozë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close