Valverde: Sekreti im? Të shijosh çdo lojë që e zhvillon

Mesfushori i Real Madridit, Federiko Valverde ka folur para ndeshjes ndaj Atalantës.

Valverde, u pyet se cili është sekreti i lojës së tij.

“Sekreti im për të luajtur çdo lojë është ta shijosh atë. Është një nder i jashtëzakonshëm për mua të mbroj simbolin e Real Madridit sepse është klubi më i mirë në botë. Mendoj se sa krenarë do të jenë prindërit e mi pasi të dal në pension”, u shpreh Valverde.

Ky i fundit këtë sezon ka bërë 22 paraqitje dhe ka shënuar 4 gola për Real Madridin.

Ndeshja mes Atalantës dhe Realit, do të luhet në “Gewiss Stadium” në orën 21:00./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close