Valon Et’hemi te Ferencvarosh, Istanbulspori kërkon 5 mln euro Trabzonsporit!? 

Sezoni i shkëlqyeshëm në Superligën turke ka bërë tetovarin Valon Et’hemi kryefjalë te Istanbulspori. Skuadra nga Bosfori synon të përfitojë nga interesi i skuadrave të ndryshme, për të fituar miliona nga lojtari i marrë falas tre vite më parë kur u largua nga Kukësi. 

Burime të Sportmanias bëjnë me dije se në mesin e skuadrave të ndryshme interes serioz egziston nga kampioni i Hungarisë, Ferencvarosh. Skuadër ambicioze dhe me forcë finansiare që mbetet të shihet nëse do të pranojnë të kënaqin apetitet goxha të mëdha të presidentit të Istanbulsporit, Ecmel Faik Sarıalioğlu.

Ky i fundit ka kërkuar 5 milion euro për të lënë të lirë Valon Et’hemin në momentet që ish-kampionët e Turqisë, Trabzonspor bënin tratativa për ta tërhequr tetovarin. 

Duhet pritur për tu parë nëse të njejtat kushte do të vlejnë edhe për Ferencvaroshin dhe ekipet tjera jashta Turqisë që interesohen për Et’hemin apo mbase Sarıalioğlu do të lëshojë pe dhe do të vendos ta shesë sulmuesin anësorë për një shifër më të arsyeshme. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close