Valon Ethemi shënon dy gola ndaj Fenerbahçes të Alioskit dhe i ndal në luftën për titullin 

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi ka shënuar dy gola ndaj Fenerbahçes në ndeshjen që u mbyll me barazim 3:3 të luajtur në Superligën e Turqisë. 

Skuadra e Fenerbahçes e nisi më mirë, ku në formacionin startues ishte edhe Ezgjan Alioski dhe avansoi me dy golat e Gulerit, ndërsa në skenë u shfaq Valon Ethemi që barazoi rezultatin për Istanbulsporin me dy golat e shënuar në minutat 57-të dhe 66-të. 

Golin e parë e realizoi nga penalltia, përderisa të dytin nga një gjuajtje nga distanca. 

Pesë minuta më vonë, Pedro çoi në avantazh sërish ekipin e Alioskit, ndërsa në minutën e 6-të të shtesës Istanbulspori përmes Ezes barazoi shifrat finale në 3:3. 

Istanbulspori ndodhet në pozitën e 15-të të renditjes në Superligën e Turqisë, përderisa Fenerbahçe është në vend të dytë me 6 pikë më pak se lideri Gallatasaraji. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close