Futbolliosti Valon Berisha do t’i bashkohet skuadrës së Melbourne Cityt në formë huazimi nga klubi i Ligue 1, Stade de Reims për sezonin 2022/2023.

Mesfushori 29-vjeçar sjell me vete një përvojë të madhe, pasi ka kaluar dy sezonet e fundit në Reims në nivelin më të lartë të Francës, pas qëndrimeve në Bundesligën e Gjermanisë me Fortuna Dusseldorf dhe Serinë A të Italisë me Lazio.

