Klubi i Volejbollit Universiteti i Tetovës ka shënuar fitore bindëse 3:0 (25:19, 25:22, 25:21) në fushë të Vardarit në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Parë të Volejbollit në Maqedoninë e Veriut. Tetovarët në asnjë moment nuk lejuan të vihet ën dyshim fitorja e tyre pasi ishin bindës me tre sete të fituara edhe pse secili prejt tyre nuk dallonte në diferencë pikësh, por me një siguri dhe avantazh të vazhudeshëm të UT-së.
Seti i parë në Qendrën Sportive “Kale” i takoi skuadrës mysafire që avansoi 1:0 pasi mori setin e parë pranë rezultatit 25:19. Në setin e dytë Vardari mori 22 pikë, por e pamjaftueshme për të evituar rritjen e rezultatit në 2:0. Seti i fundit u mbyll me shifrat 25:21 dhe Universiteti i Tetovës mbylli ndeshjen me fitoren bindëse 3:0 pa lejuar Vardarit të fitojë as një set të vetëm.
Me këtë fitore, Universiteti i Tetovës barazohet me Shkëndijën dhe Xhio Strumicën në krye të tabelës me nga tre fitore në po aq xhiro.


