UEFA javën tjetër mban video-konferencë me shoqatat e futbollit

Futbolli është ndalur në të gjithë kontinentin tani për një muaj për shkak të pandemisë koronavirus, por Spanja, Italia dhe Gjermania po përpiqen të rifillojnë stërvitjet që nga fillimi i majit.

“Komiteti Ekzekutiv i UEFA do të takohet përmes videokonferencës të enjten e ardhshme 23 prill për një takim të azhurnuar për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me ndikimin e shkaktuar nga shpërthimi i koronavirusit në futbollin evropian”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s, përcjell lajmi.net.

“Ky takim do të pasojë një seancë informimi për Sekretarët e Përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s të martën 21 prill”.

“Takimet do të shqyrtojnë zhvillimet në të dy garat, ato nacionale dhe evropiane”.

Është raportuar në shumë gazeta se nuk ka kohë për të përfunduar Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, kështu që ata do të duhet të ndryshojnë format.

Skenari më i mundshëm është një turne i ‘Final Eight’, kështu që ndeshjet do luheshin vetëm një herë, me bazë në një qytet (Stambolli për Ligën e Kampionëve, Gdansk për Ligën e Evropës).

Këto do të luheshin në fund të korrikut, në fillim të gushtit, pasi të jenë përfunduar kampionatet. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close