Eto’o planifikon t’i ndihmojnë 100 mijë njerëz në Kamerun

Eto’o drejton një fondacion në vend dhe ka premtuar se do të përdoret për “ndarjen e sapunëve, sanitareve dhe disa artikujve ushqimorë për 50 mijë familje në katër qytete – Douala, Buea, Yaoundé dhe Bafoussam”.

Do të sigurohen gjithashtu 50,000 maska mbrojtëse shtesë – posaçërisht për taksistët në vend, transmeton lajmi.net.

“Kjo është një krizë serioze humanitare dhe vetëm përmes sanifikimit të duhur dhe shpërndarjes së kutive shëndetësore mund ta frenojmë koronavirusin”, lexohet në një deklaratë të Fondacionit Samuel Eto’o.

Kujtojmë se edhe në Kamerun janë marrë masa speciale për t’u mbrojtur nga kjo pandemi, ndërsa deri më 5 prill janë regjistruar 650 raste pozitive. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close