Antonio Kalanoski do të vazhdojë karrierën e tij në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, ku do të luajë me skuadrën e Gostivarit. Pas largimit nga kampionët e vendit, Shkupi, Kalanoski ka vendosur të transferohet te Gostivari, skuadër kjo që ka ambicie të mëdha për të hyrë në elitë.

Kalanoski te Shkupi erdhi këtë verë nga skuadra e Sileksit, por nuk arriti të luajë asnjë minutë në kampionat me fanellën bardheblu.

