Prestigjiozja italiane “Tutomercato” shkruan se Elif Elmasin e dëshiron Mançester Junajtedi. Erik Ten Haag dëshiron të shohë në ekipin e tij sulmuesin e talentuar nga vendi jonë. Pas transferimit të Casemiros, strategu holandez kërkon të forcojë pjesën sulmuese të skuadrës. 22-vjeçari, i cili aktualisht luan për Napolin, është një opsion për skuadrën e Premierligës, të cilët kanë disa ditë për të kompletuar blerjet e reja para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi i vendit posedon aftësi të jashtëzakonshme teknike, të cilët e bëjnë atë një nga futbollistët e rinj më të mirë ditëve të sotit. Në 37 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar, ai kishte mesatarisht 21.5 pasime për lojë, me çka 87.8% prej tyre përfunduan me gol.
Shuma për të cilën do të lirohej Elmas nga Napoli është rreth 40 milionë euro. Duke pasur parasysh potencialin e tij, United nuk duhet të ketë problem të paguajë atë që kërkon skuadra e Napolit.

