Turne në futboll të vogël organizohet në qytetin e Tetovës 

Duke filluar nga 15 qershori 2023 në qytetin e Tetovës planifikohet të zhvillohet turne në futboll të vogël, i cili sipas ideatorëve dhe organizatorëve pretendohet të bëhet tradicional. 

“TETOVA 2023” do të presë edicionin e parë këtë verë, paraqitja e ekipeve ka filluar prej dje (25 maj)dhe kushton 120 euro, derisa tashmë dihen shpërblimet për tre ekipet më të mira edhe atë 1 500 europër skuadrën fituese të turneut, 700 euro për ekipin e mundur në finale dhe 400 euro për vendin e tretë. Paraqitja e ekipeve pjesëmarrëse do të mund të bëhet në çdo kohë prej tani, deri në datën 13 qershor, pra deri dy ditë para fillimit të turneut (15 qershor). 

Në fakt futbolli i vogël në përgjithësi dhe turnetë e këtilla në veçanti janë shumë të popullarizuara te shqiptarët e Maqedonisë duke nisur nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova e Struga. Konkretisht rajoni i Tetovës njihet me turne shumë të njohur të këtij lloji, ndërsa tani grupi iniciativ për organizimin e këtij turneu pretendon që qyteti i Tetovës të ketë një turne të fortë e që duhet të rritet në mesin e turneve më konkurues në vendin tonë. 

Turneu i futbollit të vogël “TETOVA 2023” do të zhvillohet në palestrën sportive të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq, afër Xhamisë se Larme në Tetovë, ndërsa formati i këtij turneu do të jetë 4+1 me super shpërblime për tre vendet e para, lojtarin, golashënuesin, portierin më të mirë, e kështu me radhë. 

Organizatorët e këtij evenimenti sportiv paralajmërojnë se në këtë spektakël të futbollit të vogël pritet të marrin pjesë ekipe dhe lojtarë shumë cilësorë nga vendi dhe jashtë, e që pritet të dhurojnë spektakël për spektatorët. 

Përmes mediave dhe rrjeteve sociale, organizatorët ftojnë gjithë ekipet e interesuara të marrin pjesë në edicionin e parë të turneut “TETOVA 2023”.  

Për rezervime të ekipeve mund të lajmëroheni në këto numra telefoni:

070/ 517-066

070/ 555-538

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close