Paris Saint Germain ka mposhtur 1:0 St.Etienne për të fituar finalen e Kupës së Francës, por jo të gjitha gjërat shkuan mirë për kampionët.

Gjatë kësaj ndeshje një dëmtim ka pësuar Kylian Mbappe, i cili la fushën pas vetëm 33 minutave lojë.
Lidhur me dëmtimin e Mbappe ka folur Tuchel, duke u shprehur i shqetësuar dhe duke thënë se fitorja kishte kosto të lartë.
“Nuk kam të reja aktualisht. Të gjithë duhet të jenë të shqetësuar pas atyre pamjeve. Sigurisht, jam i shqetësuar”, ka thënë Tuchel, i pyetur për Mbappe, transmeton lajmi.net.
“Ishte fitore e shtrenjtë. Në tri ndeshjet e fundit kundër Saint-Etienne ata ndëshkohen me të kuq në 30 minutat e para”, ka thënë mes tjerash gjermani.
Mbappe është parë teksa ecte me ndihmën e patericave pas ndeshjes. Mungesa në Ligën e Kampionëve për ndeshjen ndaj Atalanta duket të jetë e pashmangshme. /Lajmi.net/

