Ter Stegen afër rinovimit me Barcelonën

Negociatat mes Barcelonës dhe Marc Andre ter Stegen po vazhdojnë tash e disa kohë.

Portieri gjerman ka kërkuar një rritje në pagër për rinovimin e kontratës, ndoshta me të drejtë, pasi në sezonet e fundit ishte më i miri i skuadrës anash Lionel Messi.

Sipas raportimeve të fundit nga Fernando Polo, Ter Stegen është shumë afër rinovimit me Barcën, transmeton lajmi.net.

Barca dhe portieri kanë avancuar në negociata për vazhdimin dhe finalizimi pritet së shpejti. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close