Thomas Tuchel është gjobitur me 41,000 euro dhe nuk do të lejohet të jetë prezentë për një lojë, pas sjelljeve të pahijshme gjatë ndeshjes mes Chelsea dhe Tottenham fundjavën e kaluar, kur ai u konfrontua me homologun e tij nga Tottenhami, Antonio Conre. Antonio Conte po ashtu është dënuar me 17,000 euro për rolin e tij në incident.

“Dyshja pranuan se sjellja e tyre gjatë ndeshjes ishte e pahijshme”, thuhet në deklaratën e Asociacionit të Futbollit anglez.Pezullimi me një ndeshje i Tuchel aktualisht është në pritje të arsyeve me shkrim nga një komision rregullator i pavarur, që do të thotë se ai do të jetë i pranishëm në ndeshjen e Chelseas ndaj Leeds të dielën, raporton Goal.

