Raportet në Itali pohojnë se disa lojtarë të Milanit, duke përfshirë Kristian Pulishiç dhe Teo Hernandez, janë të pakënaqur me metodat e trajnerit Serhio Konseisao. Situata ka arritur në një pikë të tillë saqë Álvaro Morata ka vendosur të largohet nga klubi këtë muaj.

Gazetat “Republica” dhe “Tuttosport”, raportojnë se një pjesë e zhveshtores nuk e vlerëson qasjen e rreptë të Konseisao. Kjo ka çuar në diskutime me Moratan për një transferim në janar te Gallatasarai, i cili me shumë mundësi do të finalizohet nëse Milan arrin të sigurojnë shërbimet e Santiago Himenezit nga Fejnordi.
Sipas raporteve, Konseisao është shumë i rreptë me ekipin gjatë seancave stërvitore dhe takimeve teknike. Gjithashtu, trajneri irritoi lojtarët javën e kaluar kur vendosi të largohej para kohe për ndeshjen kundër Parmas.
Klima e keqe në Milan u bë e dukshme gjatë humbjes me rezultat 2-1 ndaj Dinamo Zagreb të mërkurën, kur Junus Musah u përjashtua me karton të kuq, dhe veçanërisht gjatë fitores me rezultat 3-2 ndaj Parmas, ku Konseisao dhe Davide Calabria u përfshin në një konflikt verbal fushë.
Kalabria, kapiteni i “Rossonerëve”, pritet gjithashtu të largohet nga “San Siro” këtë muaj.
Sipas “Repubblica”, Teo Hernandez dhe Kristian Pulishiç janë ndër lojtarët që janë të pakënaqur me metodat e Konseisao.
Portugezi nënshkroi një kontratë deri në qershor 2026 në dhjetor, por Milan kanë mundësinë të ndërpresin marrëveshjen në fund të sezonit.

