Tre biletat e fundit për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë

Sot do të mësosen 3 udhëtarët e fundit për 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë. Tre përballjet e fundit të 1/16 së finales do të zhvillohen në Gostivar, Strumicë dhe Shkup.

Skuadra e Bashkimit, do të përballet me Voska Sportin në Gostivar, për shkak të dënimit të FFM-së, i cili e pezulloi stadiumin në Kumanovë për një ndeeshje.

Në sfidën tjetër Bellasica takohet me Makedonija Gj.P. në stadiumin “Bllagoj Istatov” në Strumicë. Ndërkohë Gostivari do ta mirëpresë Pobedën në stadiumin e lagjes “Maxhari” të Shkupit dhe konsiderohet favorit i madh për kaluar në fazën tjetër.

Befasi më e madhe e 1/8 së finales në Kupën e Maqedonisë është skuadra e Shkendijës së Haraçinës, e cila siguroi një vend në mesin e 16 më të mirëve si anëtare e Ligës së tretë.

Nga Liga e Dytë vijën Arsimi, Bregallnica dhe Detonit dhe janë në fazën e 1/8-të, ndërsa të gjithë skuadrat e tjera elitare, përveç Rabotniçkit, kanë kryer detyrën dhe kanë avancuar në fazën tjetër. Në mesin e tyre janë: Pelisteri, Vardari, Shkupi, Brera, Shkëndija, Besa, Sileksi dhe Struga T.L. Mbrojtësi aktual i trofeut në Kupën e Maqedonisë, skuadra e Tikveshit, do të nis garat nga 1/8 e finales në Kupën e Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close