Sipas Le10Sport, ‘Los Blancos’ kanë vendosur të shkojnë pas reprezentuesit të Senegalit, Sadio Mane, përcjell lajmi.net.

Real Madrid kanë pasur Mbappen një objektiv kryesor, por negociatat e gjata dhe të mërzitshme me PSG-në, kanë bërë që skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane të shikojë alternativat tjera.
Sadio Mane ka dy sezone që paraqitet në nivele të larta te Liverpool, duke u shndërruar në mesin e sulmuesve më të mirë në botë.
Liverpool, Manen e ka transferuar në vitin 2016 nga Southampton, dhe vlera e tij besohet të jetë mbi 100 milionë euro./Lajmi.net/

