Nistelrooy: Capello gënjeu për këtë gjë

Duke folur për Sky Sport, Capello ka rrëfyer për kohën e kaluar te Real Madrid, kur stërviste edhe brazilianin Ronaldo.

“Talenti më i madh që kam trajnuar ishte Ronaldo”, i tha ai Sky Sport Italia, transmeton lajmi.net.

“Por në të njëjtën kohë, ai më shkaktoi problemet më të mëdha brenda dhomës së zhveshjes”.

“Ai më parë organizonte festa. Van Nistelrooy dikur më tha, “shef, ti mund të nuhasësh alkool në dhomat e zhveshjes këtu”, ka shtuar Capello.

Por, ish sulmuesi holandez, ka thënë se nuk ishte ai që i ka folur Capellos për alkoolin, duke hedhur poshtë këto pretendime.

“Fabio Capello është shprehur se unë i kam thënë se zhveshtorja e Realit mban erë alkooli. Unë e mohoj kategorikisht këtë, dhoma jonë profesionale që nga dita e parë ka qenë shumë profesionale”, ka zbuluar Nistelrooy./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close