Trajneri i Lille-s kërkon edhe më të shumë të përmirësohet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin francez. Megjithatë, trajneri i Lille-s, Bruno Genesio është i bindur se ylli kosovar mund të japë edhe më shumë në fanellën e ekipit francez. Ndonëse i ka realizuar 8 gola dhe i ka bërë 2 asistime në të gjitha garat, trajneri Genesio e ka këshilluar “Messin e Kosovës” se ku duhet të përmirësohet për t’u bërë lojtar i kompletuar. 25 vjeçari mungoi së fundmi në ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Montpellier, në të cilën Lille barazoi me rezultat 2:2.

Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëj dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mirë me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira. Ai duhet që të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt”, deklaroi fillimisht Genesio për “Europe 1”.

Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në kupat evropiane, sidomos në ato të playoffit. Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lille”, shtoi tutje Genesio.

Zhegrova po e kalon sezonin e dytë magjik me Lillen pasi në atë të kaluar po ashtu ishte protagonist me 12 gola e 10 asistime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close