Skuadra e Evertonit mposhti Vulverheptonin me shifrat 4:0, në ndeshjen e javës së 14-të në Premier Ligë. Minuta në këtë përballje kishte edhe sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. Ky i fundit bëri debutimin e tij të parë me fanellën e “The Toffees”, duke u inkuadruar në lojë në minutën e 83-të. Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar u shpreh tejet i lumtur me pritjen që iu bë atij në stadiumin “Goodison Park”.

“Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit për mikpritjen e madhe që ma dhuruar sot. Shumë i lumtur që jam kthyer nga lëndimi, shumë i lumtur që isha në fushë me ju sot. Një fitore e madhe sot. Tani le të shkojmë në derbi të shtunën, shpresojmë për fitore, që është shumë e rëndësishme”, u shpreh Armando Broja.
Kujtojmë se të shtunën në orën 13:30, Evertoni luan derbin lokal ndaj Liverpullit në Premier Ligë./Indeksonline/

