Atalanta do të ketë punë me skuadrën e Paris Saint Germain dhe këta të fundit kanë pësuar një goditje të madhe mbrëmë.

Lidhur me këtë ka komentuar Gian Piero Gasperini. Trajneri i Atalanta ka thënë se nuk dëshiron të fitojë në fatkeqësinë e dikujt tjetër, kështu që shpreson në rikthimin e Kylian.
“Më vjen keq për të, nuk e dija. Mbappe është i shkëlqyer, shpresoj të mos jetë serioze”, ka thënë Gasperini, transmeton lajmi.net.
“Ne nuk duam të fitojmë nga fatkeqësitë e tjerëve. Në fakt, nëse fitoni kundër këtyre lojtarëve, rezultatet kanë më shumë vlerë”, ka shtuar trajneri i Atalanta.
Atalanta mbrëmë ka luajtur baras me Milan, kurse PSG fitoi Kupën e Francës, ku edhe humbi Kylian Mbappen. /Lajmi.net/

