Crotone promovohet në Serie A

Skuadra e Crotone do të paraqitet në Serie A sezonin tjetër, pasi kanë arritur që të shënojnë sukses të madh në Serie B, përcjell lajmi.net.

Crotone siguruan kalimin në Serie A pas fitores 5:1 kundër Livorno, duke iu bashkuar kështu skuadrës së Benevento.

Kjo do të jetë vetëm kampanja e tyre e tretë në Serie A, pasi përfundonin në pozitën 17 në 2016/17, pastaj në pozitën e 18-të në pozitën 2017/18.

Skuadra nga Kalabria siguroi pozitën e dytë në Serie B, me 19 fitore, tetë barazime dhe nëntë humbje.

Mbetet të shihet se si do të jenë paraqitjet e Crotone në Serie A sezonin e ardhshëm. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close