Ferran Torres ka refuzuar mundësinë për të vazhduar kontratën me Valencian, një vit para se validja t’i skadojë.

Veprimi i lojtarit e afron atë shumë me një kalim në ‘Camp Nou’, pasi Barca janë të interesuar për lojtarin.
‘Goal’ mëson se propozimi i dytë i Valencia është hedhur poshtë nga anësori i Valencia.
Ky veprim i ka shtyrë drejtuesit e skuadrës nga ‘Mestalla’ të besojnë se lojtari do të përfundojë në ‘Camp Nou’ gjatë verës së ardhshme.
Klauzola liruese aktuale e lojtarit vlen 100 milionë euro, por Barca shpreson se refuzimi për rinovimin do ta bënte skuarën e Valencia që të pranonte oferta më të ulëta.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë hapat që Barca do t’i marrë në vazhdim, për të siguruar shërbimet e Torres.

