Kluivert: Nuk do të kthehesha në Holandë, edhe po të kisha mundësi

Kluivert dhe një pjesë e madhe e Italisë, për të mos thënë të gjithë, po kalojnë në një situatë mjaft të vështirë, duke u përballur me Covid-19.

Anësori holandez, përkundër situatës së krijuar në Itali, ka thënë se nuk do të kthehej në Holandë edhe nëse do të kishte mundësi.

“Edhe po të kisha mundësi të kthehem në Romë, nuk do ta bëja, sepse nuk dua t’i rrezikoj familjarët e mi”, ka thënë Kluivert, transmeton lajmi.net.

“Roma ka mot të mirë dhe kjo ndihmon. Në shtëpi kam të gjitha mjetet e duhura për stërvitje. Çdo mëngjes stërvitem për të mbajtur vetën në formë” ka shtuar anësori holandez.

Roma nuk është në mesin e vendeve italianë që po përballen me krizën më të madhe, por kriza në veriun e Italisë i mban në ankth të gjithë italianët. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close