Koronavirusi është përhapur me të madhe edhe në ShBA, duke bërë që edhe liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, të suspendohet për kohë të caktuar.

Lojtari i parë i prekur me këtë virus ishte Rudy Gobert, kurse së fundmi i prekur rezultoi edhe Kevin Durant.
Pak minuta më parë, skuadra e Denver Nuggets është skuadra e radhës që njofton se ka të prekur nga Covid-19.
Skuadra nuk ka publikuar emër, por thotë se një anëtar i klubit ka testuar pozitiv.
Personi i prekur që ka shfaqur simptomat, është duke qëndruar nën kujdesin mjekësor, dhe është i vet-izoluar.
An update from our organization.#MileHighBasketball pic.twitter.com/YmOaj7829W
— Denver Nuggets (@nuggets) March 19, 2020

