Lyon ka dhuruar plot 300 mijë euro si donacion për të ndihmuar luftën kundër Covid-19, përcjell lajmi.net.

Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi edhe faqja zyrtare e Lyon, në rrjetin social ‘Twitter’.
Siç mësohet nga njoftimi i tyre, të hollat janë grumbulluar nga Olympique Lyon Fondation.
Në anën tjetër, skuadra ka ndërprerë edhe seancat stërvitore, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.
Ndihma me të hollat është ndihma e radhës që Lyon ka për shtetin e Francës. /Lajmi.net/

